Arki*volet me viktimat e COVID-19 ngarkohen në autobusët e udhëtarëve


Pamje rrëqethëse janë fotografuar nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i është afruar disa çadrave në Stamboll dhe më pas ark*ivole me trupa të pajetë nga COVID-19, ngarkohen në të.
Të dyja fotot që po qarkullojnë në internet dhe janë bërë virale i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, të flasë në lidhje me gjendjen reale për rrjedhën e pandemisë së covid-19, e cila deri më tani nuk është bërë publike.

Ditën e djeshme, autoritetet turke të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.
Ndërkohë, ditën e sotme në Turqi u shënuan 29 mijë raste të reja dhe 175 persona në 24 orët e fundit humbën jetën. Por edhe këto njoftime nuk konsiderohen të besueshme nga burime të pavarura, por edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglou.

Baby Boo