Shqiptarja që na bë krenarë me sukseset që arriti në Sllovaki


Shqiptarja Teranda Biu, në një rrugëtim disa vjecar, nga studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës e deri me sot që punon si Team Leader në Johnson Controls BBC në Bratislavë, pas ekperiencave në Deloitte Albania dhe Deloitte te Evropës Qëndrore në Poloni.

Me punën e palodhur dhe përkushtimin e saj serioz përbën një shembull shumë të mirë e frymëzues për të rinjtë e studentët shqiptarë që jetojnë në Sllovaki, me ndikimin krijues që ka te këta të rinj, si dhe duke dëshmuar edhe një herë se, vlerësimi profesional nuk njeh kufinj e kombësi.

Ambienti me përbërje relativisht të madhe ndërkombëtare në kryeqytetin sllovak, në sajë të numrit të larte të kompanive të huaja, si dhe bashkëekzistenca dhe ndërthurja e këtyre kulturave e nacionaliteteve, lehtësuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë integrimin e saj në shoqërinë sllovake, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe me një rreth miqsh e dashamirës, shqiptaro-sllovak e anasjelltas.

Baby Boo