Kapet drogë në vlerë të 3 milionë e 200 mijë eurove


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për dy aksione policore në dy lokacione të ndryshme, në SPB Strumicë dhe SPB Manastir- rajoni Resnje, ku janë sekuestruar 1 ton e 600 kg lëndë narkotike me vlerë prej 3 milionë e 200 mijë euro.

Fillimisht në një kompani për prodhimin e kanabisit për raste mjekësore është kapur sasi e padeklaruar e marihuanës në vlerë të 3 milionë eurove.araprakisht, është kryer kontroll tek një kompani në Strumicë, e regjistruar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Për shkak të parregullsive të konstatuara në subjektin juridik, është sekuestruar marihuanë e padeklaruar në vlerë rreth 3 milionë euro, me peshë totale mbi një ton e gjysmë”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në të njëjtën kohë, në rrugën Ohër-Resnje, në fshatin Jankovci janë kapur 50 kilogram marihuanë në vlerë të 200 mijë eurove.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore në Resnje janë kryer kontrolle në veturën e pasagjerëve “Shkoda Octavia”, me targa të Strumicës, e drejtuar nga K.M. (38) nga fshati Saçevë në Strumicë, në të cilën pasagjer ishte M.T. (48) nga Strumica, ku u gjetën tre thasë me marihuanë me vlerë totale rreth 200 mijë euro dhe peshë rreth 50 kilogramë. Të dy personat janë të privuar nga liria”, theksoi mes tjerash ministri Spasovski.

Baby Boo