Foto/ Angli, metoda gjeniale e shqiptarit në fshehjen e kokainës


Policia angleze e ka vlerësuar si një metodë perfekte fshehje të Kokainës nga një shqiptarë por pas shumë vitesh “shpikjes” së tij do ti vinte fundit.

Megjithëse ishte 20 vjeç Emanuel Jella, raporton Tochannel, ishte kthyer në një lojtar të fortë në shitjen e kokainës në Londër falë aftësise për të future sasi të konsiderueshme droge nga Europa në Angli.

Policia zbuloi se Jella e fshihte drogën brënda pulave të ngrira, kjo për most u nuhatur nga qentë antidrogë në portet angleze.

Ngarkesa e fundit që ju kap shqiptarit kapte vlerën e 1.1 milion stërlina.

Emanuel Jella,u dënua me 6 vite burg.

Pas arrestimit policia zbuloi se në rrjetet sociale Jella postonte foto të një jete të shfrenuar mes luksit dhe parave cash.

Sipas prokurorit Kelly Brockhurst shqiptari ishte pjesë e botës të errët të krimit shqiptar duke patur lidhje të forta me burimin e prodhimit të drogës.

Përpara gjykatës Snaresbrook në Londër ai pranoi akuzat për posedim droge dhe mbajtje dokumenti të falsifikuar.

Baby Boo