Pasi ia dogjën garazhën, gazetari i RTK-së merr një mesazh tjetër kërcënues: Mos ha m** shumë


Gazetari dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi disa ditë më parë njoftoi se dikush ia ka vënë flakën garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

Ai ndërkaq, sot ka bërë të ditur se ka marrë një tjetër mesazh kërcënues të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

Mos ha m** shumë.” – duket se shkruan në një pjesë të dritares të shtëpisë së Selimit.

Ndërkaq, ditë më parë për kërcënimin që iu bë, ai tha se nuk ia kanë arritur që ta frikësojnë.

“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!” – ka thënë ai.

Baby Boo