Hapen 7 vende të reja pune!


Dijana Toska
Të nderuar miq,
Kam kënaqësi të veçantë të ju informoj që më në fund Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj -Shkup do të hap vendet e para të punës për 7 aktorë.

Të hënën shpallet konkursi për 2 aktorë të kategorisë së tretë dhe 5 aktorë të kategorisë së katërt.
Jam shumë e lumtur që kjo oazë skenike do të frymojë me aktorët e vet. Këta të rinj të cilët do të kalojnë të gjitha procedurat e nevojshme dhe do të përzgjidhen do të përbëjnë themelet e një ansambli të mirëfilltë teatror për fëmijë dhe të rinj.
Ju paça,
Dijana

Baby Boo