Shqipëri: Burgoset ish drejtori i burgjeve


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i akuzuar për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderët e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit, përcjell Fakte.

Organi i akuzës kërkoi për 5 vite burg për Iljaz Labi, por që përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Ndërkohë që për Ylber Kalanë janë kërkuar 3 vjet dhe po kaq edhe për Shemisi Sinanin, Elidjon Leskaj dhe Nexhmi Balla. Kujtojmë që Kalaja dhe Sinani janë sipërmarres që merrnin tenderë për ushqimin në burgje.

Ish-zv/drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi gjatë procesit gjyqësor mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, dhe në një nga seancat u përball me ish-shefin e tij për aferën e vitit 2016 me ushqimet në burgje.

Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderët e ushqimit.

Baby Boo