‘Nga 1 shtatori periudhë e paqëndrueshme’, Bërnabiç akuza ndaj Kurtit


Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka deklaruar se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”.

Sipas, kjo për arsye të mos-arritjes së një marrëveshje për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Baby Boo