Shkollën e mesme “Drita” në Kërçovë, Fatmir Dehari dhe drejtori Festim Ahmeti e kanë shndërruar në errësirë!


Shkolla e Mesme Komunale në Kërçovë “Drita”, është shndërruar në errësirë për nxënësit e jo në dritë sikurse e ka emrin. Kështu ka deklaruar ish profesori i larguar nga kjo shkollë Shefki Jashari.

Ai thotë se që kur ka ardhur në krye të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari kjo shkollë nuk është më sikur që ka qenë sepse e njejta është partizuar me persona joadekuat për ti ligjeruar lëndët, gjegjësisht janë punësuar profesor me libreza partiake.

Ish profesori Jashari është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, dhe ka qenë kompetent për ta ligjeruar lëndën e elektroteknikës që nga viti 2007 në Shkollën e mesme “Drita” i cili ka qenë me kontratë pune. Por në gusht të këti viti Drejtori i Shkollës së mesme komunale “Drita”, Festim Ahmeti e ka pushuar nga puna dhe në vend të tij ka vendosur person jo kompetent për ta ligjeruar lëndën.

Jashari thotë se e kanë larguar nga puna vetëm sepse ai nuk mendon si Bashkimi Demokratik për Integrim, asgjë më shumë.

“Unë që nga viti 2007 kam punuar në këtë shkollë me kontrat pune. Jam inxhinier i diplomuar i elektroteknikës por tani në muajin gusht nuk ma kanë vazhduar kontratën e punës sepse mendoj ndryshe nga ata, dhe në vend timin kan punësuar ushtar partiak që ka fakultetin e matematikës për të ligjeruar lëndët e elektroteknikës, që është krejtësisht joligjore, Krejt këto mallëverzime i bën kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari bashkë me drejtorin e shkollës Festim Ahmeti. Shkolla e ka emrin “Drita” por e njejta e ka humbur kualitetin e mëparshëm dhe është shndërruar në errësirë”, thotë Jashari.

Ai potencon se rastin e ka denoncuar edhe në inspektoratin shtetëror por edhe në Prokurori, dhe për të njejtin rast gjatë javës së ardhshme do të ketë seancë.

Jashari tregon shkolla nuk iu ka mbetur borxh profesorëve dhe se gjatë dy viteve të fundit profesorët nuk janë paguar për mbajtjen e provimeve private.

“Shkolla skajshmërisht është nën ndikim të politikave të BDI-së dhe të njejtën dalëngadalë po e shkatërrojnë”, shprehet ish profesori Jashari.

Baby Boo