Zaev për dorëheqjet pas tragjedisë në Tetovë: Do të vendos pas hetimit


Kur të bëhen të ditura gjetjet nga ekspertiza dhe forenzika, atëherë do të jap mendimin tim me rastin e dorëheqjeve, kështu kryeministri Zoran Zaev u përgjigj sot fillimisht në lidhje me dorëheqjet e funksionarëve shtetërorë pas tragjedisë në Kovid-Qendrën në Tetovë, shkruan Alsat. Zaev apeloi që institucionet të përfundojnë hetimin sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Pasi të marrim gjetjet, përfshi edhe ato gjermane që duhet të jenë gati në afat shumë të shpejtë. Procedurën e udhëheqë Prokuroria Publike. Unë vetëm mund të bëj apel…atë që e kërkojnë qytetarët, gjegjësisht në mënyrë profesionale dhe si ekspertë të përfundojë dhe sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, për ngjarjen tragjike të djegies së spitalit modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë kanë ofruar dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësi i tij, Ilir Asani, drejtori i Klinikës në Tetovë Florin Besimi dhe drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi.

Baby Boo