Shkëmbi jostabil në Matkë: Ekspertët dalin me vlerësime


Akulli në këtë periudhë të vitit apo ndonjë tërmet eventual mund të vënë në rrezik shkëmbin jostabil i cilli peshon rreth 20 tonë, dhe ndodhet rreth 100 metra mbi digën e Matkës. Ky është mendimi i ekspertëve, ndërsa u bë publik nga drejtori i qendrës për menaxhim me krizat Stojançe Angellov.

STOJANÇE ANGELOV, QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZAT
”Sipas fotografisë shihet se rreziku I mirëmbajtjes është I dukshëm dhe blloqet janë në gjendje shumë të përafërt me barazpeshë të kufizuar e cila akoma po mbahet me disa ura materiale përgjatë plasaritjeve. Në pikën katër shkruan, kjo nënkupton se me ndryshim të ndonjërit prej ndikuesve momental, veçanërisht akull në këtë periudhë të vitit, ose ndonjë tërmet eventual, blloku mund të vihet në jostabilitet.”

Ai tha se analizat do të vazhdojnë edhe më tej, me qëllim që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për rënien eventuale të shkëmbit.

” Një prej problemeve është se ky bllok I shkëmbit që peshon rreth 20 tonë, shtrihet mbi një bllok tjetër dhe parashtrohet pyetja, nëse gjatë rrëmimit të tij gjegjësisht rrëshqitjes, do të binte vetëm ky bllok 20 tonësh, ose së bashku me të do të binte edhe një pjesë e nënshtresës që për më shumë herë do ta zmadhonte peshën dhe volumin e shkëmbit. ”

Ai përsëriti se përskaj rrezikut nga ky shkëmb, qëndron edhe fakti që kjo gjendje zgjat me vite dhe nuk është diçka urgjente, por për shkak të paparashikueshmërisë se kur I njejti mund të bie, Qendra për Menaxhim me Krizat bashkë me të gjitha institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme lidhur me këtë çështje.

Baby Boo