Shkelzen Doli, e din se në ç’vend performon? Në tmerr.


“Shpirti shqiptarë”, performoi në vendin ku shqiptarëve u‘angulfasin shpirtin! Pas paraqitjes madhështore të Shkëlzen Dollit violinistit shqiptarë me famë botërore,  në Qendrën për Kulturë në Tetovë, shtrohet pyetja se a e din ky personazh i famshëm se nëç’vend performoi?!

Fillimisht para se të vazhdoj të shkruaj vras mendjen se nga kush paguhet “shpirti shqiptarë”? Përgjigjja vjen e shpejtë : “Nga organizatorët”.   E organizatorët e kësaj ngjarje janë Komuna e Tetovës me zonjën e parë në krye.

“Pak Vienë në Tetovë”, “Pak civilizim në Tetovë”, “Jetë kulturore në Tetovë” janë këto vetëm disa nga epitet që i mvesh ngjarjes kryetarja e komunës së Tetovës znj.Arifi. Po, por në Tetovë! Në Tetovën që shkëlqeu nga dritat e reflektorëve dhe mrekullia që ofroi, i famshmi i shqiptarëve për disa orë dhe pas mbarimit të ngjarjes, po, jemi në Tetovë! Me shifrat e papunësisë të frikshme, më rendin e qytetit skajshmërish të dobët, me mbeturina që kundërmojnë, me mungesë të ujit të pijshëm, me tri vite qeverisje ende krenohen për mbjelljen e luleve lale, ku qytetarët paguajnë për të mbjellë tulipanë,  në një Tetovë ku ju ngulfat qytetarëve frymëmarrjen, e ndotja e ajrit synon majat e toplistave për shpalljen e qytetit me ajër më të ndotur në botë,  në vendin ku punonjësit e komunës presin ende të marrin rrogën e Janarit teksa jemi në fund të muajit Mars, në një komunë të cilën kryetarja e saj e sheh si mundësi për të kënaq nevoja personale dhe për të vazhduar traditën e lënë në gjysmë si Ministre për Euro Integrime, duke vizituar më shpesh Brukselin se sa qytetin në të cilin qeveris, dhe gjithmonë për këto takimi nuk mba raport për qytetarë.  Me kënd është takuar? Pse është takuar? Çfarë fiton qyteti që ja mundëson udhëtimet? Këto sërë pyetjesh ngelin gjithmonë të zbrazta.

E kuptoni tani pse vras mendjen ku performon i madhi Doli?! Komuna ende s’ka paguar borxhin ndaj punonjësve të saj , që punojnë në zyra të çjerra e pa kushte, që janë katandisur si idiotër sepse nuk dinë për kënd punojnë dhe pse punojnë? Teksa janë zhytur në konflikt me bankat për mos pagesat e kredive në kohë,dhe vajtojnë datën kur do të ketë të paktën gjysmë rroge. A mendoni se ne dëshirojmë “pak Vjenë në Tetovë”?! JO! Ju lutem mos na tallni dhe mos na trazoni barkun e zbrazur, mos shitni  tinguj vjenezë sepse Shkelzeni nuk e din se ku performon!

Besoj që kryetarja u ndje e relaksuar në  koncertin madhështore, sepse ngjarja ndodhi pikërisht sot, kur kryetarja e komunës së Tetovës erdhi nga udhëtimi i saj pesë ditorë në Suedi. Se për çfarë i shërbeu ky udhëtim komunës? Përgjigjen e keni n ëhapësirat e zbrazëta.

Shkelzen ti se din se ku po performon!

 

Baby Boo