Janeva premton hetim nëse shqiptar të pafajshëm dergjen burgjeve

Prokurorja Speciale Katica Janeva premtoi sot në Komisionin për sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive se nëse në ndonjë nga bisedat e përgjuara ka indikacione se burgjet janë të mbushura me shqiptarë të pafajshëm, Prokuroria Speciale do të hap hetim të veçantë.
Kështu tha prokurorja special duke u përgjigur në pyetjen e deputetit Syrija Rashidi, nga Aleanca për Shqiptarët, gjatë prezantimit të raportit të punës.

Baby Boo Tinex

“ Unë nuk jam kompetente rreth të dhënave për numrin e të burgosurve, por nëse në ndonjë nga bisedat e përgjuara ka indikacione të tilla, ja ju premtoj se do të hapim hetim të veçantë”- tha prokurorja special, Katica Janeva.

Deputeti Rashidi, tha se për krimet e qeverisë së kaluar, të cilat shpalosen nga bisedat e përgjuara, nuk duhet hetuar vetëm drejtuesit e VMRO-DPMNE, por edhe të BDI.

“Edhe puna deritanishme e prokurorisë lë për të dëshiruar në këtë aspekt, dhe ajo që presin qytetarët nga puna dhe veprimtaria e kësaj prokurorie, të mos jetë askush i mbrojtur, të mos ketë të privilegjuar në bazë të faktit se a është pjesë e pushteti apo qeverisë”- tha deputeti Syrija Rashidi.

Kritika rreth raportit kishte edhe deputeti I VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, i cili tha se është shumë e dyshimtë që specialja ka angazhuar ekspertë të afërtë me LSDM-në. Ilioski e pyeti prokuroren special nëse LSDM-ja i ka dorëzuar të gjitha materialet e përgjuara, sepse sipas tij, ka ende biseda në tregun e zi.
Rreth kësaj Janeva tha se PPS ka një inventar të të gjithë materialit dëgjimor që si provë në gjendet në gjykatë dhe lidhet me rastin e “Target-Fortress”.

Sipas saj bisedat e përgjuara janë vetëm indikacioni për hapjen e hetimeve dhe se për të gjitha hetimet e hapura ka prova materiale dhe dëshmitarë.
Bazuar në raportin në këtë periudhë gjashtëmujore, nga shtatori 2017 deri në mars të këtij viti, PPS ka kryer 136 procedura paraprake, ka hapur shtatë procedura të reja hetimore dhe janë miratuar gjithsej 15 raste. Gjatë të njëjtës periudhë, PPS hapi shtatë procedura të reja hetimore kundër gjithsej 17 personave fizikë. PPS ka përpunuar deri tani 515,572 nga 606,555 skedarë audio, 85% e “bombave” janë dorëzuar nga Zoran Zaev, me 1,704 transkripte të bëra.
Para anëtarëve të komisionit Janeva shfaqi besim se deputetët do të gjejnë zgjidhje ligjore t’i mundësojnë Prokurorisë Special deri në fund t’i procesuojë lëndët.

Restorant Lumare