Festim Halili: “Ekipet e shkollave të mesme nga i gjithë vendi do të krijojnë zgjidhje inovative për të reduktuar ndotjen e ajrit”


Drejtori i FIZHT, Festim Halili ka njoftuar se në Strugë, gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbahet Bootcamp, ku 10 ekipe të shkollave të mesme nën drejtimin e mentorëve do të zhvillojnë inovacione në lidhje me ajrin. 5 ekipe që do të fitojnë garën do të marrin një çmim në vlerë prej 120.000 denarë dhe një mentorim tre mujor për zhvillimin e iniciativave sociale në komunitetet e tyre.

Halili përgëzoi guximin e sipërmarrësve të rinj për t’iu bashkuar sfidës dhe për të krijuar zgjidhje që do të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

“Më bën vërtet krenar që përmes programit UPSHIFT dhe këtë vit arritëm t’u japim mundësinë një numri të madh të sipërmarrësve të rinj të punojnë në zgjidhje inovative për një temë që na prek të gjithëve, veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët, të cilët kanë të drejtën bazë për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe ajër të pastër. Besoj se të rinjve duhet t’u jepet mundësi dhe hapësirë ​​dhe gjithashtu besoj në potencialin dhe energjinë e tyre për të krijuar ndryshime të mëdha”.
Postimi i plotë i Halilit:

Baby Boo