SHËNDETËSIA FALAS. A do të pësojë cilësia e shërbimeve?


Përvojat botërore, si dhe hulumtimet e kryera nga ekspertët e Heltgrup sugjerojnë se një masë e tillë mund të rezultojë në efekte krejtësisht të kundërta sesa pritjet. Në veçanti, participimet janë një mekanizëm që synon të kufizojë trajtimin e tepruar (dhe shpesh jo të nevojshëm) në spitale

 

 

Shkup, 10 korrik – Reformat në shëndetësi nga qeveria e re kanë nisur mbarë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev, por edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Të dy krerët kanë paralajmëruar se nga 1 janari i viti 2019 do të ketë trajtim falas në spital për të gjithë qytetarët, shkruan gazeta KOHA. Deri më tani, ky trajtim ishte vetëm për fëmijët e pranuesve të asistencës sociale, dhuruesit të gjakut dhe disa kategori të tjera të pacientëve. Raporti i Fondit për siguri shëndetësore për vitin 2017 tregon që, në lidhje me participimet janë harxhuar 436.608.000 milion denarë. Në 2016 kjo shumë ka arritur 415.020.000 milionë denarë.

Mjekët dhe drejtorët e spitaleve (nuk dëshirojnë që publikisht ta komentojnë informatën e lirimit nga participimi), thonë se për afat të gjatë mund të ndikojë negativisht në sistemin shëndetësor. Mund të vihet në pyetje stabiliteti financiar i spitaleve, përderisa nuk do të merren paratë në kohë që tani janë mbledhur nga participimi, ndërsa mund të rritet edhe lista e pritjes së operacioneve. Për operacionet që nuk llogariten si urgjente, ajo e (fshikëz) tëmthit, ku tani pritet për një vit, por edhe më shumë.

ÇFARË DO TË JENË PASOJAT?

Se sa këto premtime do të realizohen, a ka Maqedonia mundësi atë ta realizojë, çfarë do të jenë pasojat dhe cilat janë efektet e pritura në këtë hap të ndërmarrë, do të tregojë koha, thotë eksperti i Shëndetësisë Vllademir Llazareviq. Ai sqaron se participimi është futur nëpër botë për disa arsye bazike, e para që të ketë kontroll në lidhje me numrin e madh të shëruesve, ndërsa arsyeja e dytë është të sigurohet mjetet plotësuese, të cilat do të shkojnë drejtpërdrejtë te dhuruesi i shërbimeve.

Sipas Llazareviq, participimi është mekanizëm kontrollues, instrument përmes së cilit konsumatori i shërbimeve shëndetësore mund të përfshihet mbi abuzimet e mundshme, të tilla si përdorimi i tepruar i shërbimeve shëndetësore, hospitalizimi i tepruar dhe të ngjashme. Sipas doktor Llazareviq, kjo iniciativë e Qeverisë është populiste, e dizajnuar për të krijuar mbështetje në mesin e njerëzve dhe nuk ka të bëjë fare me reformën e kujdesit shëndetësor. Për të qenë e qëndrueshme, Qeveria duhet të ofrojë një mënyrë për të plotësuar fondet e humbura dhe si të përballet me nevojën për rritje.
Mirëpo, kryeministri Zaev, thekson se me rebalancin e buxhetit do të sigurohen 7,8 milion euro, me qëllim që pacientët të jenë të liruar nga participimi. Nga Qeveria këmbëngulin se shërimi pa pagesë i të sëmurëve është pjesë e programit të tyre.
Me heqjen e participimit, respektivisht trajtimin falas të pacientëve, në spitale do të rriten listat e pritjes në spitalet shtetërore, të cilat do të detyrojnë pacientët të trajtohen më shumë në kujdesin shëndetësor privat.

MASA QË STIMULOJNË SEKTORIN PRIVAT

Spitalet private do të përfitojnë nga masa e propozuar. Kjo do të thotë se rritja e kërkesës për shërbime do të hapë mundësi të reja të tregut për sektorin privat për të rritur çmimet e shërbimeve që ofron. Në këtë mënyrë, rezultati i drejtpërdrejtë i heqjes së participimit do të ndikojë në xhepat e qytetarëve në 12-24 muajt e ardhshëm, thonë analizat nga Heltgrup, një organizatë që po shqyrton situatën shëndetësore në Evropën Juglindore.
Përvojat botërore, si dhe hulumtimet e kryera nga ekspertët e Heltgrup sugjerojnë se një masë e tillë mund të rezultojë në efekte krejtësisht të kundërt sesa pritjet. Në veçanti, participimet janë një mekanizëm që synon të kufizojë trajtimin e tepruar (dhe shpesh jo të nevojshëm) në spitale.

Kjo masë paraqitet në të gjithë botën dhe përdoret edhe nga vendet më të pasura, si Gjermania, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët. Kur të hiqen tarifat e pjesëmarrjes, automatikisht pritet të rritet kërkesa për shërbimet shëndetësore dhe kjo do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Situata e re do të detyrojë “furnitorët” më saktë spitalet për arsye që nuk mund t’i përgjigjen kërkesës në rritje për të futur masat e tyre kufizuese në formën e kohëzgjatjes së pritjes për trajtim. Hulumtimet e mëparshme nga Heltgrup kanë dokumentuar se një nga arsyet kryesore përse pacientët vendosin të trajtohen në spitalet private është shkurtimi i kohës së pritjes.
Heltgrup i kërkon Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të rishqyrtojnë këtë vendim me qëllim që të parandalojnë efektet e dëmshme afatgjate në sistemin shëndetësor. Ata shprehen të gatshëm të zhvillojnë analiza shtesë që do të ndihmojnë autoritetet shëndetësore në marrjen e vendimit përfundimtar. (koha.mk)

Baby Boo