Mediat serbe: Veseli ka plan për ta shqiptarizuar veriun (FOTO)


Mediat serbe nëpër ballinat e tyre sërish kanë vendosur emrin e kryeparlamentarit kosovar, Kadri Veseli, duke e lidhur këtë të fundit tani me ‘shqiptarizimin e veriut’.

Një plan i paraqitur nga Veseli për ‘Mitrovicën e Re’, e cila përfshin projekte të mëdha për investim në jug dhe veri të Mitrovicës, ka qenë edhe detaji që ka alarmuar serbët, shkruan gazetametro.net.

Mediat serbe po e paraqesin këtë plan si një plan të mirëmenduar për ta shqiptarizuar veriun, ndërkohë që për këtë janë deklaruar edhe liderët serb.

“Prishtina po i shpërngul qytetarët në veri të Kosovës’”, thuhet në ballinën e KURIR.

Baby Boo