SHBA-ja dhe Rusia sulmojnë njera-tjetrën, paralajmërohet dhunë


SHBA dhe Rusia janë gjendur në një situatë plot thumbime ndaj njëra-tjetrës gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sulmin e dyshuar kimik në Siri ndodhur pak ditë më parë.

I dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia tha se incidenti në Douma ishte i organizuar dhe se veprimi ushtarak i SHBA-së për përgjigje mund të ketë “pasoja të rënda”, raporton BBC.

Ambasadorja e SHBA Nikki Haley tha se Rusia kishte “gjakun e fëmijëve sirianë” në duart e saj.

Më parë, shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së tha se fuqitë botërore po reagonin përsëri ndaj përdorimit të mundshëm të armëve kimike me një “tronditje kolektive”.

“Rusia është thellësisht e shqetësuar nga fakti se disa kryeqytete, Uashington, si dhe Londra dhe Parisi, të cilët “po ndjekin verbërisht” aleatët e tyre amerikanë, janë angazhuar “në një politikë konfrontuese kundër Rusisë dhe Sirisë pa ndonjë justifikim”, tha rusi Nebenzia gjatë takimit.

Ai vijoi duke nënvizuar se Moska kohët e fundit u përball me “shpifje, retorikë mashtruese, sanksione, shantazh” dhe madje edhe “paralajmërime të përdorimit të forcës”

Baby Boo