Sëmundjet që “vrasin” shqiptarët, stili i jetës dhe ushqimet shtojnë problemet


Stili i jetesës, ushqimet me aditivë, apo hormone ka rritur sëmundshmërinë. Dr. Diana Hysi është mjeke familjeje dhe ajo tregon se rezultatet që dalin nga kontrolli bazë mjekësor ka evidentuar raste të shtuara me sëmundje të ndryshme, të cilat pacientët nuk i dinin që i kishin.

Problemet kardiovaskulare dhe diabeti, përveçse sëmundshmëri në rritje, po prekin edhe moshate reja.

“Mund të zbulohen sëmundshmëri të ndryshme të gjakut apo edhe anemi të vendosura prej kohësh që njerëzit nuk i dinë. Pothuajse muaj për muaj kam raste të reja të zbuluara nga check up-i me diabet. Përveç diabetit, janë anemitë e ndryshme që për shembull unë mund të mos ta kem ditur dhe pacienti ka thënë po doktoresha unë prej vitesh e kam këtë problem. Sëmundjet kardiovaskulare, kemi pasur probleme që e ka bërë ekagenë. Apo sëmundjet e tiroides së fundmi”, thotë mjekja Diana Hysi.

Edhe sëmundjet e veshkave apo anemitë në gjak nuk mbeten më pas.

“Ka pasur goxha raste të tilla që nuk e ka ditur, sepse pamjaftueshmëria e veshkës në fillimet e saj nuk të jep asnje klinikë, asnjë shqetësim, ti nuk kupton asnjë gjë. Kjo është e gjithë benefiti që marrim ne nga një analizë paraprake që ia japim pacientit dhe kur ai ndjehet mirë. Është më e mira të parandalosh, sesa të mjekosh”, vijon doktoresha.

Ende në popullatë nuk është krijuar eduakata mjekësore për kontrolle rutinë tek mjeku edhe kur nuk ndjen ndonjë shqetësim shëndetësor.

Baby Boo