Rrustemi: Rruga Shkup-Bllacë është prioritet! Retkoceri: Ma përmendni një rrugë serioze që keni ndërtuar


Me vite të tëra BDI, por edhe Qeveria kanë thënë se autostrada Shkup-Bllacë ka qenë prioritet, por deri tani akoma asfaltimi nuk ka nisur. Ejup Rrustemi, drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë” thotë se që kur është emëruar drejtor i ri i kësaj ndërmarrje, për 2 km e parë po punohet në mënyrë intensive, ndërsa në ndërkohë po përgatitet projekti ideor për pjesën tjetër.
“Kur kam ardhur unë si drejtor, për 10.6 km tjerë nuk kishim as trasë dhe as nuk kishin filluar me projektimin e 10.6 km për tu projektuar kjo pjesë. Arritëm që në mes të dhjetorit të përcaktojmë trasën dhe të filloje projektimi. Në terren po bëhen hulumtime dhe gjeomekanika e komplet trasës”, tha Ejup Rrustemi – Drejtor i NP “Rrugët e Shtetërore”.

Rrustemi premton se edhe korridori 8, deri vitin 2025 do të jetë gati.
“Në qoftë se arrijmë të bëjmë një marrëveshje të tillë me një kompani të tillë, atëherë besojmë dhe jemi të sigurt dhe të bindur se deri në fund të vitit 2025, do të kemi Tetovë, Gostivar dhe gjithë korridorin 8 komplet gati”, shtoi Rrustemi.

Duke u nisur nga e kaluara, analisti Arben Retkoceri u shpreh skeptik sa i përket premtimeve për përfundim të shpejtë të kësaj rruge.
“Në pjesën e Maqedonisë është filluar 2 km, ndërsa 10 km, tani e kuptojmë nga drejtori që askund nuk është. Duke u nisur nga përvoja që kemi, një projekt që gjendet në këtë fazë, unë premtoj edhe publikisht që ato 10 km do të shkojë gjatë kohë që të përfundon”, tha Arben Ratkoceri.

E ndërkohë Rrustemi foli edhe për ngecjet e autostradës së premtuar Kërcovë- Strugë.
“Projekti për momentin është bërë ndarje në 71 pjesë të rrugës të atyre pjerrtësive dhe ëkto janë nga viti 2019-2020 në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes për leje. Tash jemi në biseda të vazhdueshme, kemi filluar një anagzhim më inteziv dhe kemi filluar të marrim edhe lejet për shpronësim”, potencoi Ejup Rrustemi – Drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

Gazetari Arben Retkoceri, i kërkoi Rrustemit që të përmend vetëm një rrugë që është ndërtuar që kur BDI është në pushtet.
Arben Ratkoceri: “Po cilën rrugë e kemi bërë drejtor deri tash. Ma thuaj një rrugë serioze që e keni bërë. Një vetëm një permende, përveç gropave ose me begantonka. Prandaj duhet të na besoni edhe në skepticizmin….”.

Ejup Rrustemi: “BDI ato që i ka thënë dhe i ka realizuar”.
Arben Ratkoceri: “Ma përmend 1 rrugë serioze. Vetëm 1 rrugë”.
Rrustemi nuk pati një përgjigje konkrete, ndërsa foli për rrugën Tetovë-Prizren. Ai njoftoi se vetëm për vitin 2021 janë ndarë 400 milion euro për ndërtim të rrugëve.

Baby Boo