Kosova, u kërkon teste të Covidit-19 qytetarëve të vendeve të rajonit


Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime të cilat do të hyjnë në fuqi që nga sot.

Ndër to është edhe vendimi i cili obligon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVIDI-19.

Kjo do të bëhet me vërtetim që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.

Baby Boo