Armend Rexhepagiqi rikthehet në skenë me mikrofon – kësaj here në bashkëpunim me Tunën


Publiku shqiptar asnjëherë nuk do i harrojë këngët e tij – as muzikën, e as tekstet që të nguliten thellë në kujtesë.

Por ka kohë e kohë që një këngë të re nga Armend Rexhepagiqi nuk e kemi dëgjuar. Kemi dëgjuar vetëm këngë që ua ka shkruar ai të tjerëve.

Por mbrëmë, ai është rikthyer në skenë me mikrofon. Këngëtari e ka sjellë një bashkëpunim të ri me këngëtaren Tuna, në albumin e saj të ri.

Komplet të shtatë këngët e albumit janë kënduar mbrëmë nga Tuna live në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup, ndërsa aty prezent ishte edhe Rexhepagiqi i cili është mysafiri i këngëtares në albumin e saj të ri “Fortuna”.

Baby Boo