Sela para dy viteve alarmoi: “Minishengeni afron Rusinë në Balkan”


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dy vite më parë, në një intervistë për Kosova Press paralajmëroi se projekti “Mini Shengeni” i njohur sot si “Open Ballkan”, e afron Rusinë në Ballkan. Në këtë intervistë ai tha se shqiptarër me të drejtë janë të irrituar nga një projekt i këtillë që përjashton Kosovën dhe realizohet në një kohë kur Sërbia zhvillon luftë diplomatike për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Skandal për faktorin politik shqiptar, pa marrë parasyshë se ku jeton. Unë nuk them se duhet të bashkohen fizikisht faktorët politik kudp që janë, por në qëndrime, në platformë dhe në ide duhet të jemi të bashkuar. Ndjehem i zhgënjyer besoj si çdo shqiptar që jeton në këtë botë, s’po e ndaj në këto tre vënde, apo pesë vënde ose në gjithë botën. Mendoj se kjo i ka bërë shqiptarët të ndjehen, këto veprimet e fundit sidomos dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, ka bërë që shqiptarët të flasin me veten dhe të ndjehen të irrituar me të drejtë. Për ne si Aleancë për Shqiptarët, çdo nismë rajonale, duke pas parasyshë se Kosova vazhdon të mos pranohet si shtet i pavarur dhe përballet me një luftë të egër diplomatike, për tërheqje të njohjeve që kanë arritur deri tani, duke patur parasyshë se akoma nuk është anëtare fuqiplotë në Kombet e Bashkuara. Unë mendoj që çdo nismë rajonale që do të nisë, do të duhet të shkon nëpërmjet Prishtinës, as nëpërmjet Tiranës, as përmjet Shkupit dhe as nëpërmjet çfarëdo kryeqyteti në rajon”, tha Sela.

Sipas deklaratës së kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela, dhënë dy vite më parë, “Mini Shengeni” e ul këmbëkryq Rusinë në mes të Tiranës dhe në mes të Ballkanit, derisa shqiptat kanë bërë kompromise me veten pikërisht për ta larguar ndikimin rus.

“Sapo kemi dalë nga një proces ngërçi, bëmë ndryshimet kushtetuese, u arrit marrëveshja me Greqinë në lidhjje me emrin. Kemi pas edhe plot probleme tjera ne në tavolinë dhe ne si Aleancë për Shqiptarët wdhe i shtruam. Por, ideja që gjithmonë përflitej dhe flitej ishte largimi i influencës ruse nga Ballkani sa më shpejtë të jetë e mundur. Dhe në drejtim të kësaj faktori politik shqiptar bëri kompromis edhe me veten e tyre dhe la shumë nga vetja e tyre në mënyrë që të arrihet ky qëllim. Tani nëpërmket kësaj nisme rajonale të Mini Shengenit, unë po shoh që jo vetëm që s’po largohet Rusia, por nëpërmjet Sërbisë po na vjen dhe po na ulet këmbëkryq në mes të Tiranës, edhe në mes të Shkupit dhe në mes të gjithë rajonit. Vjen këmbëkryq nëpërmjet Mini Shengenit dhe Sërbisë”, është shprehur Sela për Kosova Press.

Në këtë intervistë, Ziadin Sela, thotë se nuk mund të realizohen nisma rajonale me vende që nuk kanë orientime të njëjta strategjike, duke aluduar në orientimin pro rus të Sërbisë!

Baby Boo