Sali: Shkupi është vatër e rasteve të reja me koronavirus! Sistemi nuk është i ngarkuar


Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se autoritetet kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 në vend.

Sali tha se përkundër rritjes së rasteve të reja, sistemi shëndetësorë nuk është i ngarkuar, respektivisht nëpër klinikat infketive ka më pak se 100 persona të shtruar.

“Ne vërejmë rritje të përditshme të numrit të të infektuarve të rinj në shtet, Shkupi ende është vatër, respektivisht zonë e kuqe, zonë e kuqe sa i përket të infektuarve të rinj, po në aspektin e ngarkesës së sistemit, ende jemi në zonën e verdhë”, deklaroi mes tjerash Sali.

Baby Boo