Në Suedi pa karantinë nga COVID-19 kanë vdekur më shumë se 3.000 persona


Epidemiologët në Suedi thonë se qasja e tyre ndaj pandemisë së koronavirusit të ri pa masa të kufizimit është e suksesshme. Ndërsa CNN thekson se numri i të infektuarve dhe numri i të vdekurve nuk e konfirmon qëndrimin e tyre.

Suedia nuk iu bashkua shumë fqinjëve të saj evropianë në imponimin e kufizimeve të ashpra për qytetarët, ndërsa fotografitë e njerëzve të cilët shkojnë në punë apo qëndrojnë në kafene, duke u shoqëruar në parqe, ishin të zakonshme.

Megjithatë, të paktën 3.000 persona kanë vdekur si rezultat i virusit Kovid-19, bëri të ditur Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.

Gjithsej janë regjistruar 24.623 raste të të infektuarve me virusin.

Suedia ka pasur qasje relativisht të relaksuar ndaj distancës sociale lidhur me vendet e tjera në Evropë.

Baby Boo