Sa i dobët është iPhone X, i shpërthen përdoruesit në xhep (FOTO)


Disa raportime të fundit thonë që një iPhone X ka shpërthyer gjatë procesit të instalimit të një përditësimi të softuerit.

Incidenti ka ndodhur në Uashington, ku një përdorues pretendon se iPhone i tij “u nxeh dhe shpërtheu gjatë procesit të përmirësimit të iOS 12.1.

Kështu, “Gadgets 360” kontaktoi Rahel Mohamad, pronarin e iPhone X-it në fjalë, për të zbuluar detajet e incidentit që ai pretendon se ka ndodhur.

Mohamad tregoi: “Këtë vit në fillim të janarit bleva një iPhone. Ai funksiononte normalisht. IPhone X ishte në procesin e përditësimit të iOS 12.1 kur e vura të karikohej. Në atë fazë, pak më vonë një tymi i errët gri filloi të dilte nga telefoni. Përditësimi përfundoi dhe sapo telefoni u ndez filloi të nxirrte tym dhe të digjej.”

Ai shton gjithashtu se Apple është ofruar që ta hetojë incidentin më tej duke i kërkuar Mohamad-it që ta dërgojë iPhone X tek ata.

Në një përgjigje në Twitter, Apple Support shkruante se kjo nuk është aspak sjellje normale dhe se do ta zgjidhë së shpejti.

Baby Boo