Gostivar: Filloi vaksinimi kundër Covid 19 – Brenda ditës duhet të vaksinohen 47 qytetarë


Mëngjesin e sotëm në ora 8 në një pikë të veçantë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, filloi vaksinimi kundër koronavirusit. Çifti bashkëshortor Ramadani nga fshati Negotinë ishin pacientët e parë që u vaksinun kundër Kovid me vaksinën Astra&Zeneca. 78 vjeçarja Lirije Ramadani e cila e pranoi para bashkëshortit vaksinën, bëri thirrje deri te qytetarët për vaksinim, për siç u shpreh, ta mbrojmë shëndetin tonë.

“Mirë jam, dhe falenderohem që u vaksinova. Jam e kënaqur pasi bëhet fjalë për shëndetin tim. Për shëndetin e tyre, apelojë edhe të tjerët të vaksinohen”, deklaroi pacientja 78 vjeçarja Lirije Ramadani.
Ndërkohë Punisha Gruevski i cili e shoqëonte bashkëshorten e tij për vaksinim, tha se ai vetë do të vaksinohet periudhën e ardhshme pasi ende nuk i ka mbushur 77 vjet.

“Ka 77 vjet dhe gjithçka është në rregull. Unë pas pesë apo gjashtë muajsh do të vaksinohem pasi jam pak më ri dhe ende nuk i kam mbushur 77 vjet. Bashkëshorten e paraqiti nipi nga Shkupi, kurse unë jam paraqitur përmes mjekut amë prej ku na dërguan letër dhe na njoftuan për kohën e vaksinimit dhe plotësuam çka duheshte dhe sot ja jemi këtu”, deklaroi Punisha Gruevski, pacientë.
Bllagica Apostolloska thekson se është paraqitur për vaksinim që më herët dhe sot ishte caktua termini rreth orës 9.

Baby Boo