Ruskoska: Hetim financiar për gjykatësit që lëshuan Janevën në arrest shtëpiak


Prokuroja Vilma Ruskoska ka paralajmëruar se do të ngrit hetim financiar për gjykatësit të cilët sollën vendim për arrest shtëpiak për ish prokuroren speciale, Katica Janeva.

“Nuk e di kush janë gjykatësit. Pres të marr vendimin, por do të ngrit hetim financiar”, ka thënë sonte Ruskoska.

Janeva pasditen e sotme e ka lëshuar “Shutkën” dhe tanimë është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Apelit solli vendim me të cilën e fuqizoi ankesën e Janevës dhe i caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Janeva është arrestuar si e dyshuar në rastin “Reket” më 21 gusht me çka gjykata i caktoi masën e paraburgimit. Më 3 dhjetor është caktuar seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket”.

Baby Boo