Zoran Zaev: Falemnderoj Shqipërinë që ratifikoi Protokollin me procedurë të shpejtë

Gjatë vizitës së Kryeministrit Zoran Zaev në Republikën e Shqipërisë, ai fillimisht në fjalimin e tij ka falënderuar shtetin mik të Maqedonisë, Shqipërinë e cila e ratifikoi Protokollin me procedurë të shpejtuar. I cili theksoi se paralelisht të dy shtetet janë fokusuar që muaji Qershor i këtij viti është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, meqë se presin që të hapin negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Ai gjithashtu ka theksuar se nëse të dy vendet respektojnë detyrat e caktuara të BE-së, edhe Bashkimi Evropian nuk do të ngurojë që të hap bisedimet që në Qershor.

Zaev gjithashtu ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit i cili theksoi se e njëjta po implementohet me sukses kanë ngelur vetëm edhe të implementohet në administratë.