Burri i lehonës 40 vjeçare që ndërroi jetë dy ditë më parë: Sikur të mos e lëshonin nga spitali, sepse mund ta mbanin, pasi kanë spital ditor


Sedat Jashar, bashkëshorti i lehonës 40 vjeçare që ndërroi jetë dy ditë më parë sëbashku me foshnjën, sot për kamerën e televizionit Alsat ka akuzuar personelin mjekësorë në dhomën pranuese si shkaktarë kryesorë për vdekjen e gruas së tij. Ai thotë se të ndjerës gjakderdhja i kishte nisur gjatë kthimit për në shtëpi, pas kontrollit të parë në Spitalin Shtetërorë. Sedati thekson se nuk e ka të qartë përse gruaja e tij nuk është mbajtur nën kujdes mjekësorë, përderisa ajo kishte dhimbje të vazhdueshme.

Me të kthyer në spital, pas ndërhyrjes mjekët e kishin informuar Sedatin se foshnja ishte e vdekur. Sedati thotë se mjekët i kanë dorëzuar vetëm librezën shëndetësorë të bashkëshortes së tij, por jo edhe CTG e bëra gjatë shtatzënisë. Këtu lind edhe dyshimi i tij për neglizhencë të mundshme nga stafi mjekësorë.

“Edhe pse gruaja ime ndërroi jetë, unë i jam mirënjohës personelit, sepse janë përpjekur shumë për ta shpëtuar. Unë fajin e shoh në njësinë pranuese. E gjithë kjo situatë u krijua për shkak të tyre. Ата sikur të mos e lëshonin nga spitali, sepse mund ta mbanin, pasi kanë spital ditor, nuk do lindte nevoja që unë të vijë afër shtëpisë dhe ta ktheja përsëri. Librezën ma kthyen pa asnjë dokument’ deklaroi Sedat Jashar- bashkëshorti i të ndjerës.

Por nga spitali gjinekologjik hodhën poshtë pretendimet për ndonjë lëshim të mundshëm mjekësor. Megjithatë vdekja e nënës dhe foshnjës së saj, paralajmëruan se do të hetohet nga një komision i brendshëm i Gjinekologjisë dhe Komision i formuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kontrollin e parë e ndjera e kishte bërë në muajin e 5-të të shtatzënisë, pasi gjatë asaj periudhe në poliklinikën e Shuto Orizares nuk kishte gjinekolog. Vdekja e lehonës 40 vjeçare dhe foshnjës së saj, ka ngjallur frikë tek banorët e kësaj komune, të cilët druajnë se në të ardhmen edhe shtatzëni të tjera të pa monitoruara mund të përfundojnë tragjikisht. Më shumë se 8 mijë gra në këtë komunë, kontrollet gjinekologjike duhet t’i bëjnë në komuna të tjera ose në klinika private. Disa prej tyre nuk kushte për asnjërën nga këto dy mundësi.

“Ne shkojmë paguajmë për kontrollet tona. Duam të kemi gjinekolog këtu. Po vdesin gratë. Edhe këtu kur kishte gjinekolog na kërkojnë para. Edhe në Spitalin Shtetërore duhet të na kontrollojnë me si duhet, jo të na lënë të vdesim.”

“Nuk ka rëndësi nacionaliteti, rome, maqedonase apo shqiptare, njerëz jemi, jeta duhet shpëtuar.”

“Duhet të kemi gjinekolog. Kemi ndonjëherë raste urgjente dhe nuk kemi ku të shkojmë. Shkojmë në Bit Pazar, na thonë duhet të shkoni në Shutkë, çfarë kërkoni këtu. Ne kërkojmë të kemi gjinekolog këtu. Ne gjithmonë kemi kërkuar dhe na kanë thënë se do e sjellin, por ende nuk e kanë sjell.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në janar të vitit të kaluar kishte premtuar se problemi me mungesën e gjinekologut do të do të zgjidhej përmes sistemit të rotacionit. Megjithatë edhe sot ky problem nuk ka një epilog.

“Po bisedojmë intensivisht me disa institucione që të shohim nëse mund të sigurojmë gjinekolog përmes sistemit të rotacionit, nëse nuk mundet ashtu, atëherë do të sigurojmë mjete për stimulim plotësues përmes programit të Ministrisë së Shëndetësisë që atje të ketë një gjinekolog- deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Në poliklinikën e kësaj komune për 10 vite nuk kishte gjinekolog. Në vitin 2017 ky problem u zgjidh, por vetëm për një kohë të shkurtër, pasi gjinekologjia e angazhuar mbylli ordinancën./Evi Shkopi

Baby Boo