Rritja e çmimeve, qytetarët: Pasojë e pandemisë, tregëtarët duan fitim


Pandemia Covid, përveç ndikimit në shëndetetin e qytetarëve, pasojat më të mëdha po i lë në ekonomi. Shumë biznese janë mbyllur, mijëra qytetarë kanë mbetur pa punë, e një tjetër ndikim negativ është edhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Javët e fundit rritja e produkteve të mishit ishte nga 20 deri më 40%. Gjithashtu rritje ka pasur edhe tek vaji. Qytetarët thonë se tregëtarët po rrisin vcmimet për të kompensuar humbjet gjatë pandemisë.

“Çmimet të shtrenjta shumë. Sigurisht që pandemia e ka bërë të veten.”, u shpreh një qytetar.
Shifrat zyrtarë flasin edhe për një rritje të inflacionit prej 0.6% në muajin prill në krahasim me muajin mars. Eksperti ekonomik Abil Baush thekson se rritja e tillë ishte e pritshme, për shkak të shpenzimeve që ka pasur shteti gjatë kohës së pandemisë.

“Ishim dëshmitarë të disa masave të cilat mirreshin para pandemisë dhe gjatë pandemisë. Për shembull, të pagave në sektorin e arsimit, shëndetsisë. Mandej qeveria duke dashur ta rrisë konsumin, filloi të japë të holla për konsum të gjërë dhe pritej të ketë njëfarë lloj impakti edhe te rritja e inflacionit. Shpenzimet e transportit u rritën. Jeni dëshmitarë se para një viti kishim rënie të derivative të naftës, tani kemi rritje të derivative të naftës. Çmimi i transportit u rrit për 2.3%. Mandej kishim edhe shpenzime të mëdha në shërbimet shëndetsore që është gjë normale dhe kjo bëri që të kemi një lloj shtypje për rritje të konsumit të gjërë.”, tha eksperti ekonomik, Abil Baush.

Megjithatë Baush thekson se, edhe pse rritja e inflacionit muajin e fundit është e madhe, nuk pret që në periudhën që vijon të ketë një rritje dramatike.
“Të kemi parasysh se ne jemi një shtet ku valuta jonë është fikse, është e barabartë me euron. Nuk kemi një variabilitet në valutën tonë. Për atë arsye nuk pres të ketë ndonjë gjendje më dramatike, mund të ketë edhe pak rritje të inflacionit. Mendoj se do të kemi një inflacion 2 deri në 2.5% në vendet tona, që është normale për vendet tona.”. tha Baush.

Përtej terminologjisë ekonomike, rritjen e cmimeve qytetarët e ndjejnë në harxhimet mujore. Në qoftë se një familjeje vitin e kaluar i duheshin 32. 915 denarë për të përmbushur harxhimet themelore, tani shporta konsumatore ka vlerën e 33.772 denarë, apo 800 denarë më tepër.

Baby Boo