Isen Shabani i përgjigjet zëvendësministrit Rexhepi: Nuk i njeh procedurat


Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i është përgjigjur zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi duke i thënë se si zëvendësministër nuk i ka njohuritë e nevojshme.

Është e vërtetë se ne kemi tërhequr kërkesën te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve por kjo pasi një gjë të tillë na ka kushtëzuar vet ministria pasi nuk mund të aplikohej direkt për tre projekte në një thirrje. Neve na ka kërkuar ministria që në çdo thirrje të aplikojmë vetëm me nga një projekt dhe presim thirrjen e rradhës në vitin 2023 që të aplikojmë për rikonstruimin e rrugës në fshatin Kalisht”, është shprehur kryetari Shabani në një prononcim për portalin Tetova1

Sot në fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Pallçisht, ndër të tjera zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka akuzuar kreun e Vrapçishtit se ka kërkuar që të tërhiqen investimet për rrugën në Kalisht, Dobërdoll dhe Gradec.

Baby Boo