Kim Kardashian reagon: “ Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët”


Pasi u bë virale në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin ata që e krahasuan me një dementor nga Harry Poter, Kim Kardashian ka reaguar pas kritikave të shumta që mori për veshjen që kishte zgjedhur për eventin e famshëm të modës Met Gala. Ylli me famë botërore ka eksperimentuar shpeshherë me paraqitjen, por kësaj radhe kishte tejkaluar çdo pritshmëri duke zgjedhur një veshje të zezë që i mbulonte totalisht fytyrën dhe trupin.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka ndarë së fundmi disa foto nga eventi që u mbajt të hënën, krahas së cilës shkroi: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët?!”

Ajo u shoqërua gjithashtu nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West. Por megjithëse të gjithë besonin se ishte ish-burri i saj që e shoqëroi në Met Gala, në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtoresha krijuese e Balenciaga.

Baby Boo