Rrëfimi i familjarit për vd*ekjen e 7-vjeçares në Prishtinë: Dora e mjekut ia ndali frymëmarrjen


Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Prishtinë vde*kja e së cilës është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Policia e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti është hapur si ‘vde*kje e dyshimtë’ teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

E një familjar i saj Fidaim Haxhiu në rrjetin social Facebook ka shkruar disa fjalë rrëqethëse për vd*ekjen e saj. Haxhu ka treguar se ajo edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen dhe e ka fajësuar ordinancën ku ajo po trajtohej.

“Tuana zemra e dashur e familjes sonë ne të gjithë prisnim që më datë 11.08.2020 ta festojmë ditëlindjen tënde e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe atë nga dora e mjekut dr.Arben Kutllovcit dhe ordinanca e tij “CT Scaner në Ulpianë. Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkëdheltë fëmijët e tij Tuanës sonë ia ndali frymarrjen në gjysmë ajo priste të shkonte në shkollë ai sot nuk e lejoi këtë. Do të mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit do të dënojë perëndia për pakujdesinë dhe mosnjohuritë e tua o doktor i mjerë. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njomë sytë e saj të shkruar asnjëherë nuk do i shohim më. Na e qite tymin e tymi ta mbuloftë shpirtin tënd, i turpruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare. Zemra jonë e mirë ashtu siq të kemi dashur gjithmonë ashtu do të duam. Pëllumbesha jonë, fli e qetë në parajsën e qetë, Allahu i do engjujt t’i ketë afër vetes”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se me kërkesë të Policisë së Kosovës, Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektim në institucionin shëndetësor privat “CT Scaner”. Në njotimin e MSH-së thuhet se inspektorati ka marrë deklaratat e e mjekëve të ndërrimit, sipas të cilëve kur pacienti kishte arritur në emergjencë ka qenë pa shenja jete.

Baby Boo