Vesel Memedi paralajmëron koalicion trepalësh, BESA dhe PDSH-ja nuk tregojnë e janë të gatshëm (VIDEO)


Në vazhdën e koalicionimeve partiake, kreu i RDK-së, Vesel Memedi mbrëmë në emisionin Click Plus u shpreh se është i hapur për koalicion të mundshëm trepalësh mes RDK-së,PDSH-së dhe Lëvizjes Besa.

“Nuk ka dilemë se ne jemi të interesuar të japim kontribut për çështjen kombëtare. Nëse kërkohet nga ne si RDK, nga forcat kombëtare dhe progresive në vend, që ne të japim kontribut në krijimin e kësaj opozite të mirëfilltë kombëtare në jemi të gatshëm sonte e them që t’i përgjigjemi kësaj ftese por me kusht që të jetë e sinqertë”, tha Memedi nw Click Plus.

Veseli madje gjatë emisionit disa herë falënderoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaci, dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për atë siç thotë ai, që tregoi fytyrën e vërtetë të oponentëve të tjerë politik.

“Pyetja juaj ishte pse e keni falënderuar Menduh Thacin ? Edhe sonte e falenderoij Mendush Thacin për atë që e konfirmoi dhe e vulosi me fakte konkrete për këtë njerëz. Edhe njëherë e falënderoj zotin Bilall Kasami që e tregoj fytyrën e kolegëve të vetë që i ka pasur por edhe zotin Thaci që ka përvojë të jashtëzakonshme dhe që i njeh mjaftë mirë këta njerëz se kush janë, e falënderoj për atë që ne e kemi theksuar që na 2015”, deklaroi Memedi.

Nga Lëvizja Besa nuk japin përgjigje konkrete se a janë të gatshëm për koalicion me RDK-në. Ata thonë se deri më tani nuk kanë pasur komunikim me Vesel Memedin në lidhje me këtë çështje.

“Për momentin jemi të fokusuar në takimet e përditshme me strukturat e partisë me shoqatat e ndryshme intelektuale dhe nga diaspora. Vazhdojmë angazhimin tonë në afrimin e sa më shumë intelektualëve, studentëve dhe profesionistëve të ndryshëm për një opsion gjithëpërfshirës që do sillte ndryshimin e nevojshëm”, tha Arjanit Hoxha.

Ndërsa i pari PDSH-së, Menduh Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të ketë koalicion me RDK-në e Vesel Memedit.

Lidhur me pyetjen se përse Vesel Memedi e konsideron kreun e BDI-së Ali Ahmeti si kryeplak, ai tha se kryeplak është ai i cili fiton zgjedhjet më 12 prill dhe fiton legjitimitet për të negociuar me palën maqedonase në emër të të gjitha partive politike shqiptare.

Baby Boo