Tra*nsgjinori rrëfen tmerrin e 5 muajve në bu*rg për veshje grash: Si në ferr


Pesë muajt që dy gra tra*nsgjinore i kaluan në një bu*rg të Kamerunit ishin ferr, i tha të premten njëra prej tyre agjencisë Reuters pas lirimit.
Ajo tregoi se si këta dy persona ishin detyruar fillimisht që të flinin me zinxhirë të vendosur përreth këmbëve.

Shakiro dhe Patricia u larguan nga bu*rgu në Douala me taksi, pasi një gjykatës e urdhëroi lirimin e tyre derisa një gjykatë ta shqyrtonte ankesën ndaj dënimit me pesë vite bu*rgim.
Ato u arr*estuan më 8 shkurt për veshje të rrobave të grave në restorant dhe u dënuan për “te*ntim për homose*ksualizëm”, sjellje të padenjë publike dhe dështim për bartje të identitetit.

“Bu*rgu është ferr. Është zjarr i ferrit. Sidomos kur të aku*zojnë për homose*ksualizëm”, tha Shakiro, e cila në Kamerun është figurë e njohur me mijëra ndjekës në rrejete sociale.
Patricia, një nga të bu*rgosurat për veshje grash, duke ngrënë misër të zier.
“Na vendosën zinxhirë në këmbë, diçka që s’është normale. Atë ditë flemë me ata zinxhirë dhe iu dhamë të holla për të na i larguar”, thotë ajo në një intervistë që e dha nga shtëpia e familjes.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë në Kamerun nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për ta komentuar këtë rast.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se arr*estimi i këtyre dy personave pasqyron një diskr*iminim në rritje të pakicave sek*suale në Kamerun. Ankesa e dy të dënuarave pritet të shqyrtohet në shtator.
“Kjo ditë është dita më e bukur e jetës sime, sepse nuk besoja që këta fëmijë do të arrinin të dilnin nga bu*rgu me shëndet të paprekur”, tha nëna e Shakiro-s, Josephine Njeukam.

Baby Boo