Referendumi, ndërkombëtarët synojnë stabilitet në rajon


Ekspertët vlerësojnë se rezultati pozitiv i referendumit jo vetëm që do t’i hap rrugë integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike, por do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë rajonit. Profesori universitar, Llazar Llazarov thotë se mbështetja që po i jep bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian dhe SHBA-të referendumit, është në kuadër të misionit të tyre paqësor në rajon. Prandaj, thotë ai, perëndimi është kaq i interesuar.

Sigurisht ato bazohen në interesin e tyre. Maqedonia nuk është në Tunguzi, në Afrikë apo në Azi. Ajo i përket Evropës gjeografikisht. Sigurisht ashtu siç çdokush që dëshiron që fqiu i tij të jetë i mirë, ashtu edhe Evropa dëshiron që marrëdhëniet e mira dhe paqja të mbizotërojnë në këto vende. Nuk dëshiron të krijohet problem dhe të merret me të, por Evropa dëshiron progres”- u shpreh Llazar Llazarov, profesor universitar.

Llazarov është optimist se pavarësisht presioneve të ndryshme dhe thirrjeve për bojkot, qytetarët do të dinë të shfrytëzojnë referendumin, këtë mundësi historike për të ardhmen e tyre. Sipas tij, madje pavarësisht se edhe Rusia ka interes të ndikojë në vend, ajo nuk mund ta ndryshojë përcaktimin pro-evropian të qytetarëve.

Sado që të ushtrohet presion, propagandë nga njëra ose pala tjetër ne jemi aq të vetëdijshëm sa duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Jam i bindur se referendumi do të ketë sukses. Maqedonia do të hyjë, pasi tashmë ka ftesë për anëtarësim në NATO. Dhe shpresoj për 3-4 vjet ose 5 maksimumi, Maqedonia do të hyjë edhe në BE”- deklaroi Llazar Llazarov, profesor universitar.

Bashkësia ndërkombëtare qysh në fillim ka mbështetur arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, në kuadër të së cilës është edhe referendumi. Përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve disa herë kanë ftuar qytetarët që më 30 shtator t’i thonë masovisht “Po” ndryshimit të emrit, si kusht për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE.

Baby Boo