Rrëmbehet i djalit në Gjakovë, deklarohet prokuroria


Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se janë ndaluar dy persona me inicialet M.G dhe A.B.,nën dyshimin se të njëjtit të dielën (më 11 nëntor) në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer pesonin I.J., nga fshati Rashkoc i këtij qyteti.

Bëhet e ditur se të dyshuarit e kanë kërcënuar me armë personi e rrëmbyer dhe e kanë detyruar atë të futet në automjetin e tyre, dhe më pas e kanë dërguar tek liqeni i Radoniqit.

Sipas prokurorisë arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G., dhe bashkëshortit të saj, duke e kanosur që këtë çështje ta zgjidhë në favor të tyre, te cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Baby Boo