Banorët e Bukoviqit, një javë pa ujë të pijshëm


Banorët e fshatit Bukoviq të Komunës së Sarajit, tashmë gjashtë ditë nuk kanë ujë për pije. Ata që nuk kanë puse në shtëpitë e tyre , gjatë këtyre ditëve ujë kanë mbushur në çezmat që ndodhen mbi fshatin Raoviq, 5 kilometra larg shtatit. Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që kanë mbetur pa ujë për pije, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe dy javë më parë, gjithashtu për disa ditë.

“Ku shkoni të mbushni ujë? Kemi qenë në Raoviq, mbi fshat. Atje shkojmë. Me karrocë shkojmë ta mbushim.02:08 Shkojmë dy-tre herë në ditë. Duhet me mbush, nuk është vetëm për të pirë. S’ ka kush të tregojë, se di askush pse s ka.”

“Të them të drejtën tek ne këtu poshtë ka ndonjë pikë, ndërsa ata atje lartë heqin shumë keq.”

“Nuk e di atë problem, ku qëndron problemi. Mendoj Se Komuna do ta zgjidh, por fshati ka nevojë për ujë”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Dushko Veskovski thotë se arsyeja që banorët e këtij fshati kanë mbetur pa ujë për pije, është faktori njeri. Ai tha se dikush ka thyer derën e rezervuarit që ndodhet në fshatin Kopanicë dhe ka mbyllur valvulin që shërben për furnizimin me ujë të Bukoviqit.

Dje jemi informuar për këtë rast. Ekipet tona kanë shkuar në terren për të verifikuar gjendjen dhe është parë se dera është dëmtuar dhe valvuli që shërben për furnizim me ujë të fshatit Bukoviq është mbyllur. Po punojmë që demi të riparohet sa më shpejt. Rasti është paraqitur në polici”-tha Dushko Veskovski- NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”

Megjithatë për këtë shkaktar që ka bërë që Bukoviqi të mbetet pa ujë nuk është i informuar kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Sipas tij problemi qëndron tek kapaciteti i ulët i rezervuarit të Kopanicës, por edhe tek shpërdorimi i ujit nga banorët. Ky i fundit thotë se banorët do të vazhdojnë të përballen me këtë problem deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Këto kapacitete që ka pa u zgjidhur çështja e rezervuarit kryesor në Rashçe dhe pastaj edhe në Kopanicë, nuk zgjidhet në tërësi ky problem. Po thoni që Bukoviqi do të vazhdojë të ketë problem me ujin për pije? Fatkeqësisht po”-tha Blerim Bexheti, kryetarë i Komunës së Sarajit.

Rasti i dëmtimit të rezervuarit në Kopanicë është paraqitur edhe në polici. Alsat pyeti këtë dikaster nëse kanë ndërmarr ndonjë masë konkrete apo nëse e kanë gjetur personin apo personat që kanë dëmtuar objektin, por deri në këtë edicion nuk patëm përgjigje./alsat/

Baby Boo