Reagon babai i Aulon Zekës, kërkon dënim maksimal


Mbrojtja në rastin e Aulon Zekës do të kërkojë dënimin maksimal për tre të miturit në rastin e vrasjes së Aulon Zekës.

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën. Babai i të ndjerit ka kritikuar aktakuzën e Prokurorisë dhe ka thënë se do të kërkojnë që ajo të plotësohet.

Të panevojshme e cilëson avokati i Aulon Zekës vendimin e Gjykatës së Apelit që lënda të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Një ditë më parë kjo Gjykatë e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e të miturve G.H., R.G dhe L.LL. Kjo me arsyetimin se kolegji i Apelit se aktgjykimi i Gjykatës së Instancës më të ulët ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Por avokati i familjes Zeka thotë se këto shkelje procedurale do të mund të evitoheshin gjatë gjykimit të shkallës së parë.

Pasi që lënda do të kthehet në rigjykim avokati Skender Musta thotë se familja do të kërkojë dënimin maksimal për tre të miturit në veçanti për të miturën R.G.

Ndërsa babai i të ndjerit Aulon Zeka përmes telefonit i ka thënë KTV’së se ka vërejtje si është trajtuar lënda pasi që në aktakuzë nuk janë të përfshira të gjitha çështjet sa i përket të miturës por ajo është akuzuar vetëm për një pikë.

“Është dashtë me e akuzu për të gjitha gjanat dhe jo vetëm për një element pas kryerjes së vrasjes. Ajo ka qenë në njohuri, ka shku bashkë me e ble armën në Pejë me djalin. E ka ditë që ka me ndodh diçka me atë armë. Është taku me Aulonin të ndjerin më herët, ka mujt me lajmëru rastin. Krejt deklaratat ku i ka dhënë asnjë nuk është e njëjtë. As në Gjykatë e as te Prokurori. Domethanë ashiqare po rren çika. Maksimum, çdo dënim tjetër që e merr vajza për mu është i papranueshëm”, tha ai.

Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 9 vjet e gjashtë muaj burgim të miturin G.H. për veprat vrasje e rëndë dhe armë mbajtje pa leje.

Ndërsa të miturve R.G. dhe L.LL. Themelorja iu kishte shqiptuar masa edukativo-korrektuese dhe mbikëqyrje të shtuar.

Tre të miturit akuzohen se në shtator të vitit të kaluar e kishin vrarë 16 vjeçarin Aulon Zeka.

Baby Boo