Rasti “Titanik” vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve


Një ish-punonjës i NLB Tutunska Bankës, dëshmoi sot në rastin “Titanik”. Ai gjatë dëshmisë së tij theksoi para gjykatës se shpesh ndodhte që një person fizik të paguante mjete për më shumë persona fizik.

“Paratë janë paguar si donacion, në emër të partisë politike VMRO-DPMNE. Një person me emrin Dalibor erdhi disa herë dhe mbante urdhërpagesa”, deklaroi ish-punëtori i Tutunska Bankës, i cili shtoi se sipas procedurave gjithçka ishte e ligjshme.
Një anëtar i VMRO-DPMNE-së nga Strumica, si dëshmitar, tha se ai personalisht pagoi mjete si donacion për KK të partisë dhe gjithashtu nënshkroi fletëpagesë.

Një punonjës i SPB Shkup, gjatë dëshmisë së saj në Gjykatën Penale, deklaroi se ajo personalisht nuk ka dhuruar para si donacion për një parti politike.
Gjykimi në këtë rast drejtohet nga gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktak*uza përfaqësohet nga prokurorja publike Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit të arr*atisur Nikolla Gruevski, në rastin “Titanik” aku*zohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Kiril Todorovski dhe të tjerë. Ata dyshohen për shoqërim kr*iminal, shkelje të së drejtës për të votuar, shkelje të lirisë së përzgjedhjes së zgjedhësve, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjete për financimin e fushatës zgjedhore.

Baby Boo