Von der Leyen dhe Fiala pritën Kovaçevskin dhe Ramën në Bruksel


Pas takimit janë planifikuar deklarata të përbashkëta, pas së cilës do të vijojë fillimisht konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me Shqipërinë.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, si përfaqësues i Presidencës çeke të BE-së, pritën kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama, në Bruksel, ku do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare e të dy vendeve për nisjen e negociatave me BE-në.

Pas takimit janë planifikuar deklarata të përbashkëta, pas së cilës do të vijojë konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut (09:30) dhe më pas me Shqipërinë (11:30).

Kovaçevski, siç është paralajmëruar, fjalën hyrëse të konferencës ndërqeveritare do ta bëjë në gjuhën maqedonase.

Baby Boo