Raportimi para Komisionit, dështoi edhe përpjekja e katërt e ministrit Dimitrov


Sot në Komisionin për Punë dhe Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dështoi për të katërtën herë që të raportojë për politikën e jashtme të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Dështimi për të raportuar ministri Dimitrov vjen pas pengesave që iu bën nga kryetari i Komisionit, Antonio Miloshoski, i cili kërkoi deklasifikim të dokumenteve nga takimi i parë dhe e dytë i liderëve për çështjen e marrëveshjes me Greqinë.

Sipas Miloshoskit, dorëzimi i dokumenteve nga këto takime deri tek anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë të Jashtme të cilët posedojnë cettifikatë të sigurisë – do ta bënte më të besueshëm raportimin e Dimitrovit për punën e bërë në politikën e jashtme.

Baby Boo