Sërish dallime brenda BDI-së! Administratorët shtëpiak “mollë sherri” për integristët


Me procedurë të shkurtër Kuvendi miratoi ligjin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të cilët marrin rrogë e rrinë në shtëpi. Administratorët do të duhet të nisin me punë menjëherë, ndërsa do të kenë dy shanse për të vendosur se në cilin institucion do të sistematizohen. E nëse i refuzojnë do të ndërpritet marrëveshja e punës.
Miratimin e këtij ligji, zëvendëskryeministri Artan Grubi e shënoi si arritje brenda 100 ditëve qeverisje.

Ligjin e përshëndeti edhe deputeti Arber Ademi.
“Të nderuar qytetarë, dëshirojë t’ju njoftoj se me miratimin e këtij propozim-ligji, BDI po realizon edhe një premtim parazgjedhor”.
Por bashkëpartiku i tyre, Izet Mexhiti gjatë votimit të ligjit në kuvend ka abstenuar, pasi mendon se ligji është mashtrim për nëpunësit, madje sipas tij 1300 administratorë, mund të mbeten pa punë.
Modeli “merre ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’u ofrohet vend pune jo-adekuat me shkollimin ose ambiciet e tyre, ose që nuk janë në përputhje me planet e para kur ata persona janë punësuar. Nëse ata do të kishin punuar, me përvojën e tyre sot do të ishin në vende udhëheqëse të institucioneve”, thotë Izet Mexhiti nga BDI.
Kërkuam përgjigje nga Grubi për këto pohime të Mexhitit, por nuk morëm.
A ka mundësi që vërtetë këta administratorë të mesin pa punë!?

Angel Mojsovski, hulumtues Institutit për Politikë Evropiane thotë se ka vend për sistematizimin e këtyre 1300 administratorëve, por çështja është se disa prej tyre mund do të refuzojnë.
“Punëorët do të kenë afat prej shtatë ditësh të nënshkruajnë deklaratë ku do sistemohen që është mirë pasi që precizohet afati kohor që mund të zgjidh i punësuari ku do të sistemohet. Plotësuese është se u jepen dy shanse dhe ajo është mirë që nuk shkohen menjëherë me eliminim. Ka edhe gjoba prej 2 mijë eurove për institucionet nëse nuk u japin vend të duhur të punës. Pres që dy e treta e këtyre administratorëve që në fazën e parë të sistemohen por prap them se do të ketë individ që nuk do tu pëlqej vendi i punës ”, theksoi Angel Mojsovski – Instituti për Politikë Evropiane.

Ndryshe më së voni 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është e obliguar që Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i propozojë plan me qëllim shpërndarjen sa më të shpejtë të këtyre nëpunësve administrativ.
Çështja e sistematizimit të administratorëve u aktualizua në vitin 2018 nga ministri i atëhershëm i Administratës Damjan Mançevski por nuk u përfundua kurrë.

Baby Boo