“A nuk menduat për këtë djalë që do rritet jetim”, familja e çiftit të ekzekutuar nuk gjen ngushëllim


Kur kanë kaluar disa ditë nga e diela e fundit që një cift u gjet i vrarë në makinën e tyre poshtë banesës ku jetonin, por fëmija i tyre i mitur kishte shpëtuar për mrekulli, familjarë të Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit, nuk po gjejnë ngushëllim, edhe për faktin se për autorët nuk dihet asgjë deri më tani.

E motra e 24-vjeçares, Antoneta në rrjetet sociale shkruan për këtë dhimbje të madhe.

“Nuk janë rreshta, por fjalë zemre, që po më dalin sot për motrën time. Me lot në sy unë jam t’u shkru, afër saj po du me shku. Nanës zemrën ia copëtove, ti me 15 ditëlindjen s’ia urove. Lotët e saj krijuan oqeanin. Pse u largove ti me Boranin? Motra jote s’ndalet dot, zemra e saj në dysh u nda sot. Borisi mami po thërret, por… se di që ti se pret. Ai Boranin po kërkon, se ka vdekur nuk e kupton. Ah moj motër sot ku je? Pse Po treteni ju ne dhe? Po ti Boran ku ike? Nga shkove? Perse me dhe sot u mbulove? A s’mendove për motrën e vëllain, babën e mamin? Se ato veç po qajnë sot të gjithë. Po ju vajtojmë, zemrat e lotët s’po pushojnë. Në një varr ju kemi shti, për ju jemi veshur në të zi. Kristjani lotët s’po i mban dot, për motrën e tij që varrosi sot. Motër Diana ka ardhur me shpejtësi, ishte larg në Itali, bashkë me Netë e nanën File, kur e mori lajmin e zi vdekja jote s’po i besojmë. Zemra saj në vaj po ngushëllohet, nuk mundem lotët me i ndalu për ty e Boranin, si menduat plumbit me i bërë ballë?”

A nuk menduat për këtë djalë, qe jetim ky do të rritet. A menduat a do të mërzitet? Ata kriminelët qofshin mallkuar, në sy të nipit tim si mundën me u qëlluar. Kur ti vdiqe u largove nga kjo jetë, Borisi në përqafim me ty ka fjet. Ka menduar se ti je gjumë e ka than mami të dua shumë… Te ka thënë ku është babi, babit vetë fytyrën ia ka prekur, fytyra e tij nuk është e nxehtë“.

Nëna motra s’po munden me duruar, veç ke varri duan me qëndruar. Duan me të puth e me të përqafuar, por të ka larg e kjo dëshirë s’mundet me ju plotësuar. Ke lënë dajën, nënëdajën, e ke lënë tezet, ke lënë kushëri e kushërira që… që të gjithë i mbuloi errësira tani. Motra po shkatërrohet, porsi vala po përvëlohet. Dora më s’mundet me shkruar, porsi lumi lotët janë duke më shkuar. Pushofshi në paqe o zemrat e mia, jeni e do jeni gjithmonë në zemrën tonë. I pa harruar qofshin kujtimet e tuaja”.

Edhe motra e 30-vjeçarit Boran Bercana, pak ditë pas ngjarjes në një postim në rrjetet sociale shkruante: “I vogli im s’është më… Shkoi në banesën e fundit me Silvin që solli në jetë thesarin që na lanë pas. I lehtë ju qoftë dheu! U prehshi në parajsë!