Rritet niveli i ujit në lumin Vardar


Niveli i lumit Vardar është mbi mesataren për shtatorin në Demir Kapi, Veles, Jegunovcë, dhe Zajçev Rid në Shkup. DPHM ka evidentuar rritje të nivelit edhe të Cërna Rekës afër Novacit dhe Drinit të Zi afër Lozhanit.

Sipas matjeve të sotme hidrologjike të DPHM, ulje të nivelit të ujit ka edhe në lumin Vardar afër Jegunovcës dhe Pçinjës afër Banjave të Katllanovës.

Te liqenet natyrore është evidentuar rritje e vogël e nivelit të ujit mbi kuotën e dakorduar. Temperatura e matur e ujit në Liqenin e Ohrit është 21 gradë, në Liqenin e Prespës është 19,5 gradë, ndërsa në Liqenin te Dojranit 22,2 gradë./PC

Baby Boo