Qyteti ku të gjithë ngasin modele sportive BMW M


Qyteti për shumë veta është një ‘parajsë në tokë’.
Mirësevini në qytetin e ëndrrave për adhuruesit e makinave me performancë të lartë dhe adhuruesit e makinave në përgjithësi.
M Town është krijuar posaçërisht për makinat BMW M dhe jetën e përditshme të entuziastëve të vërtetë të M.
Bëhuni pjesë e M Town dhe provoni historitë fantastike që mund të shkruhen vetëm aty.

Departamenti M i BMW ka lëshuar një video promovuese të quajtur ‘M Town – The Drop’, në të cilën mund të shihni deri në 18 modele të ndryshme M.
Në videon e shkurtër mund të shihni një numër modelesh të tjerë, përfshirë M2 CS, M4 GTS, M3 GTS, M5, dhe natyrisht gjeneratën M3 E46.
Dhe nëse e ndiqni videon më mirë për një moment do të shihni M3 Touring të ardhshëm.

Për disa, edicioni pick-up i serisë 3, i cili nuk ka përjetuar kurrë prodhim serial, do të tërheqë vëmendjen e shumë vetave.
Gjithashtu, BMW ka njoftuar ardhjen e makinës së parë sportive elektrike, versionit M të modelit i4.

Baby Boo