Qyteti i Shkupit padit transportuesit privat, shoferët presin takim me Kovaçevskin


Qyteti i Shkupit ka ngritur padi kundër transportuesve privatë të autobusëve “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar në buxhetin e qytetit. Ata kanë publikuar thirrje ku transportuesit privat mund të aplikojnë për të vozitur.

“Nuk ka tema për negociata, sidomos kur jemi nën shantazh.Thirrja e re publike, zgjat 30 ditë dhe për të, ka interes dhe të gjithë transportuesit e interesuar vendas mund të marrin dokumentacionin dhe të aplikojnë”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se është i mundshëm takimi i mundshëm me përfaqësuesit e autobusëve privatë në Shkup. Kovaçevski përshëndeti vendimin e tyre për largimin e autobusëve nga rrugët e kryeqytetit.

“Mund të organizojmë një takim për të parë nëse mund të ndihmohet në segmente të caktuara, por pasi të marrim informacionin e nevojshëm, sepse, theksoj se Qeveria nuk ka informacion se çfarë raporti debitor-kreditor bëhet fjalë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski. Ndërsa ish kryetari i Qytetit të Shkupit ndërsa tashmë ministër i Vetqeverisjes lokale Risto Penov thotë që gjërt po shkojnë në kahjen e duhur pasi problem është adersuar në institucionet.

“Gjërat po marrin një kahje të mirë. Problemin me transportuesit privat e futëm në institucionet. Tash rradhën e ka bordi drejtues i NQP-së, i cili duhet të bëjë një zgjidhje për këtë problem”, deklaroi Ministri Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov

Ndryshe, transportuesit privatë nga “Slloboda Vrevoz” dhe “Makexpres” kanë nisur bllokimin e kryeqytetit më 28 nëntor, me rreth 30 autobusë në udhëkryqin afër Mavrovkës, në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” kërkuan që borxhet e tyre të paguhen, në mënyrë që ata të fillojnë përsëri punën. Pasi nuk pati rezultat, më 5 dhjetor të këtij viti, transportuesit privatë bënë një bllokadë më të madhe duke vendosur rreth 200 autobusë në disa pika kryesore të kryeqytetit. I larguan autobusët pasi kryeministri premtoi se do të ulet të zgjidh problemin e tyre./KlanMacedonia

Baby Boo