Seancë e re për “Titanik”: Ndryshimet ligjore e bëjnë të vjetëruar veprën e “shoqërimit kriminal” për Nikolla Gruevskin


Fillimisht pas ndryshimeve në Kodin Penal, seanca e sotme për çështjen “Titanik” do të tregojë sesi do të veprojë prokuroria sipas dispozitave ligjore që qeveria ndryshoi pas një procedure të shpejtë dhe me flamur europian. Në këtë rast, vepra penale “shoqërim kriminal” është i vetmi që është ndryshuar me votën e deputetëve dhe deri më tani nuk është vjetëruar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bojinovski. Duke qenë se ndryshimet parashikojnë një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim, në vend të vitit 2024, vepra tashmë është e vjetëruar për ta.

Tashmë të pandehurit do të akuzohen për veprat penale “shkelje e të drejtës së votës”, “shkelje e lirisë së zgjedhjes së zgjedhësve”, “mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, “shkatërrim i materialeve zgjedhore” dhe “shpërdorim fondesh për financimin e zgjedhjeve”. Pa Censurë

(www.stellardental.my)

Baby Boo