Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë, do të bisedohet për personat nga Afganistani


Sot me fillim prej orës 12:00 në kabinetin e Presidentit të Shtetit do të mbahet mbledhja e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë personat e ardhur nga Afganistani të cilët qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.

Baby Boo