Qeveria me disa vendime kadrovike, emra të rinj në krye të institucioneve


Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 30-të, me propozim të Komisionit për Emërime, pranoi disa vendime kadrovike, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë. Nikollçe Babovski u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe u emërua ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nikica Baçovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Zoran Atanasov është shkarkuar nga detyra drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dragi Çavdarov është zgjedhur anëtar i pavarur dhe jo ekzekutiv i Bordit të Srejtorëve të Shoqatës Aksionare për ushtrim të veprimtarive aksionare RESURSET KOMBËTARE ENERGJETIKE Shkup në pronësi shtetërore.

Bojan Llazarevski është emëruar u.d. drejtor në Agjencinë e Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Esad Rahiq u shkarkua nga pozita u.d. drejtor në INP Burgu i Shkupit, dhe u emërua udhëheqës në Sh.T. Naftovod SHPKNJP-Shkup. Filip Andov do të jetë u.d. drejtor në INP Burgu i Shkupit. Menfi Iljazi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Afirmim dhe Zhvillim të Kulturës së Komuniteteve me kërkesë të tij, duke u emëruar si u.d. zëvendës koordinator në Qendrën Kombëtarë për Koordinim për Menaxhim me Kufijtë

Admir Ujkanoviq është emëruar drejtor në Drejtorinë për Afirmim dhe Zhvillim të Kulturës së komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zoran Isajllovski është revokuar nga drejtuesi i Shoqatës Tregtare Naftofod SHPKNJP Shkup. Fatmir Idrizi u emërua zëvendësdrejtor në Komisionin për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare. Qeveria e pranoi informacionin për dorëheqjen e Zoran Gjorgjiev nga pozita e drejtorit të NP “Pyjet nacionale”-Shkup, ndërsa u propozua për u.d. drejtor Juliana Nikollova.

Qeveria solli përfundim që Faton Pollozhani të propozohet për u.d. zëvendësdrejtor në NP Sistemi Kolektor. Muhamed Curri u propozua për u.d. zëvendësdrejtor në NP Radiodifuzionin Nacional. Sanja Llukarevska u emërua drejtore në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP). Ilmi Selami zëvendësdrejtor në Entin Shtetëror të Statistikave. Jovan Despotovski drejtor në Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale. Jovica Stojanoviq drejtore në Burgun e Idrizovës. Marjan Spasovski drejtor në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve. Ardian Musliu drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.

Baby Boo